​Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, në Bruksel

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, që ka shpërfaqur të martën në Bruksel. Ndërsa sa i përket përfaqësimit të Kurtit me fusnotë , në Bruksel, Tahiri ka thënë se në të kaluarën ai nuk kishte lenë gjë pa thënë për atë fusnotë. Qasja e Kurtit ka qenë gabim dhe e paqartë. Kosova të gjitha garancionet që ka marrë për komunitetin jo shumicë i ka realizuar përmes pakos së Ahtisarit. Çfarëdo tendence që synohet, intervenimi, që të merr ky institucion, kompetenca është e pakalueshme dhe do të dëmtojë të arriturat e Kosovës tash e 20 vjet. Një çështje tjetër përgatitja e Kosovës kandidate për anëtare është e mirë, por qasja ishte jo serioze dhe kishte shumë pasaktësi. Kurti nuk e  ka nënshkruar fusnotën, por s’ka lanë të zezë pa thënë, për njerëz në pushtet”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …