Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se mjetet e Trustit janë para së gjithash mjete të qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se mjetet e Trustit janë para së gjjthash mjete të qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti. Qeveria ka më shumë rol kujdestarues për to. Mohimi i qasjes dhe shfrytëzimit të një përqindje nga vet kontributdhënësit, është qasje nënshtruese në emër të barazisë dhe sigurisë sociale”. “Kjo qeveri as pas dy vitesh nuk po arrin ta kuptoj se e vetmja rrugëdalje nga varfëria është zhvillimi ekonomik dhe njerëzor. Për interesa të kujt po punoni? Pse mos të lihet një periudhë 1 mujore për ata që duan ta tërheqin një pjesë të kontributit të tyre. Do ta kuptonit që 99% e qytetarëve do ta shfrytëzonte atë mundësi”, ka shkruar Tahiri. Ai ka theksuar më tej se: “Por ju e keni ndarë mendjen, dhe po ushtroni një dhunë të dyfishtë mbi njerëz. Po mohoni mjetet si dhe po dhunoni vullnetin e lirë. Krejt kjo në emër të asaj se ju po shihni dhe po dini se çfarë na pret pas 10, 15, 20 viteve, përderisa as sot e kësaj dite, nuk jeni të aftë ta definoni as vlerën e një koeficenti të pagës. 51% – shi i para dy viteve po shkelë vullnetin e 99% të qytetarëve. TURP!”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …