leoni

Shefik Sadiku: Si Pashiqi, Titoja dhe Millosheviqi ,ashtu po sillet edhe Tadiqi

Ata, të cilët e kuptojnë politikën serbe, mendojnë ndryshe nga politika ditore, sepse përgjegjësinë institucionale mundohen t’ia hedhin një apo dy qytetarëve serb, gjë që  është e papranueshme! Përgjegjëse për krimet ekonomike në Veri të Kosovës është politika zyrtare e Qeverisë serbe. Qytetarët mund të jenë zbatues të asaj politike që e servon Tadiqi, dhe suita e tij, në Njujork a kah do që shkon ministri i punëve të jashtme i Serbisë Vuk Jeremiq, si dhe ministri i brendshëm i qeverisë së Serbisë Ivica Daçiqi – imitues i politikës së Millosheviqit. Qytetarët serb edhe në veri të Kosovës po e befasojnë opinionin bashkëkohor, sepse nuk janë në gjendje t’i kuptojnë qëllimin e sakrificës së tyre individuale dhe Kolektive. Për ta,qeveria e Serbisë më së paku interesohet,sepse tradicionalisht,qeveritë e Serbisë që nga viti 1875 e këndej  kanë bërë gjenocid kundër popujve të tjerë në Ballkan,e veçanërisht kundër popullit Shqiptarë, duke i dëbuar nga toka e tyre dhe duke ua marrë atë, tokën! D.m.th. qeveritë e Serbisë janë të interesuara për territore, qofshin edhe pa komunitetin serb, nuk po ndalem vetëm te problemi i shqiptarëve dhe tokave të tyre por, po e ilustroj me pak fakte këtë mendim timin.


Bregdetin Adriatik,serbët e kanë ëndërruar që nga Lufta Ruso –Turke ( 1875-1878) kur i kanë dëbuan shqiptarët nga krahina e Toplicës, pikërisht në vitin 1880 Kotorrin, Tivarin dhe Ulqinin me ushtrinë Ruse dhe Franceze ia njohën Malit të zi …pastaj, gjatë vitit 1911/12 dhe ’13 në marrëveshje me qeverinë greke e Bullgare (me bekimin e fuqive të mëdha) arriti ta pushtoj jo vetëm Kosovën e Podgoricën, Plavë e Guci, Grud e Hot etj., por edhe Maqedoninë e sotme, atëherë dy vilajete Shqiptare, siç ishin :Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manastirit, kurse Grekut ia jepte Vilajetin e Janinës dhe Gjysmën e Shqipërisë së sotme (në rrjedhje të lumit  Shkumbin)… Kjo ishte Serbia e pangopshme me tokat shqiptare, e dërgonte popullin serb në fronte të luftës të cilët e humbnin jetën dhe qeveritë e Serbisë ju jepnin „moral” familjeve të atyre që nuk u diheshin eshtrat se ku i linin, në cilin front të luftës duke ju thënë se: Djemtë tuaj kanë rënë për „idealin e qeverisë serbe, për idealin e popullit serb”, kështu i vajtonin ushtarët serb të cilët pasi që e dogjën Krahinën e Lumës dhe popullin shqiptarë atje, nga acari i madh mbetën me mija ushtarë serb bjeshkëve të ngrirë (gjoja se duke u kthyer nga Selaniku në vitin 1915), qeveria e Serbisë edhe sot e kësaj dite e fajëson popullin shqiptarë pse nuk iu kanë dhënë bukë dhe strehim këtyre pushtuesve që të  mos vdisnin!?. Kështu ndodhi edhe me Shkodrën (1913 – 1914) dhe, përpjekjet për t’ia dhënë Malit të zi, sepse pak i dukej se nuk po rritet Mali i zi me tokat shqiptare, qeveritë serbe jo që e donin popullin malazias por, shpresonin se ata janë pak numerikisht e do t’i shpërndajnë-kolonizojnë,nëpër toka të shqiptarëve të kroatëve dhe të hungarezëve (në Vojvodinë), kurse në tokat e tyre ta rrisë numrin e popullsisë serbe, kështu që e ka më lehtë ta pushtoj Adriatikun që e ka në ëndërr çdo qeveri e Serbisë!


Dalmacinë, serbët e kanë ëndërruar deri në vitin 1995…por, populli Kroat me luftën e drejtë çlirimtare njëherë e përgjithmonë e zhbinë nga Dalmacia idenë Çetnike se kurrë më nuk do të mund të ngjallen në Kroaci, në emër të luftimit kundër ustashëve të Ante Paveliqit etj…. Kështu vepruan edhe”Komunistët” e Titos,sikurse  Çetnikët e Nikolla Pashiqi…


…Kështu ju ndodhi edhe me luftën e Kosovës që me shumë se një shekull përpjekje të shqiptarëve për Liri,ia arritën vetëm me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe pasuesit e tij, ta shporrin njëherë e përgjithmonë idenë e kriminelëve të tipit të Millosheviqit,dhe akedemikve serb (babai i tyre Dobrica Qosiqit etj.), duke iu falënderuar edhe ndihmës se paparë të NATO-s, të cilëve u printe SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Franca, Italia e tjerë, për herë të parë në histori u mbështetë lufta e drejtë e shqiptarëve kundër regjimit të Millosheviqit (kundër një regjimi serb)! Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar ia la mundësinë Serbisë që një pjesë të territorit të Kosovës ta kontrolloj siç është rasti me Veriun e Kosovës deri në ditët e sotme, këtë politikë e kanë mundësuar disa shtete më „liberale” të Evropës duke i pajtuar serbët se ”keni të drejtë që edhe ju të fitoni pak e të mos fitojnë vetëm shqiptarët” (duke u bazur ne rezolutën 1244 e KS te OKB-së ) ,kështu shpreheshin politikanët serb duke thënë se: nuk mund të fitojnë vetëm shqiptarët e serbët hiq!?!…. (Thua se toka e Kosovës ishte territor për zhvatje), sepse Kosova është djepi i Serbisë, sepse Kosova është zemra e Serbisë etj., shtrohet pyetja si mund të përkundet fëmiu shqiptarë në djepin e serbëve? Si mund të jetë zemra e serbit në trupin e shqiptarit? Këso anomali, si dhe me anën e mitologjive dëshironin ta dëbonin popullin shqiptarë nga Kosova dhe ta kolonizonin me serbë e Malazez. Malazezët t’i sjellin në Kosovë e serbët në Adriatik që një kohë të afërme t’ia mësyjnë edhe Shqipërisë e ta copëtojnë deri në lumin Shkumbin (siç u tha më lartë në këtë shkrim)! Ja ,pra vetëm në vitin 1999  ushtria pushtuese e qeverisë së Serbisë i shpërngulën nga Kosova më se 1 milion shqiptarë! Këtë krim nuk mund ta duroj as komuniteti ndërkombëtar,dhe ndërhyri me forca ushtarake duke i treguar Serbisë se ka edhe më të fortë se qeveria e Serbisë për arsye se ka shkaktuar krizë“humanitare „për këtë shkak,ia bombarduan ushtrinë dhe policinë kriminale e më në funde së bashku me UÇK-në, i larguan nga Kosova.


Përpjekjet e politikës aktuale të qeverisë së Serbisë e kanë të njëjtin qëllim t’i largojnë shqiptarët nga veriu i Kosovës dhe ta marrin veriun e Kosovës si „trofe të luftës” më shumë se një shekullore, si dhe ta ketë si pararojë veriun e Kosovës për luftërat e ardhshme që duhet t’i bëjnë qeveritë e Serbisë kundër tokave të Kosovës dhe te Shqipërisë! Qeveritë e Serbisë, i kanë ngritur institucionet paralele në Kosovën veriore, duke i sakrifikuar njerëzit atje për kusuritje politike, dhe për të sunduar më lehtë. Mirëpo,nëse vie koha Ne (qeveritarët serb) i sakrifikojmë, individët sikurse Arkanin, Kapetan Draganin, Sheshelin, Millosheviqin e tjerë, për të mbetur në pushtet qeveria e Serbisë dhe duke u qitur hi syve politikanëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të SHBA-ve! Shorti ju ka ra vëllezërve Veselinoviq, Zvonko dhe Zharko, paramendo, të shkretit, kanë luftuar për bukë goje, që të dy ishin punëtor të KEK-ut! Shtrohet pyetja si u bërën milioner vëllezërit Veselinoviq? A nuk e paska ditur qeveria e Serbisë se ata merren me kontrabandë? Jo. Ku janë Braqa Kariq, të cilët i ngriti me plaçkë Millosheviqi? Qeverisë serbe as zogu nuk i shpëton për dije, sepse edhe kjo gjeneratë është e përlyer me gjak të njerëzve si në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Kosovë e tjerë. Si nuk i njeh kriminelët qeveria e Serbisë në Kosovë, kur krimin institucional e kanë në Kushtetutën e Serbisë? Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë e kanë edhe Kosovën si „tokë të shenjtë të Serbisë” ,të cilën e ka miratuar Kuvendi i Serbisë më 28 mars 1989 e duke e fuqizuar Millosheviqi më 28.06.1989 në Gazimestan ku e festuan, në festën e VELIKDANIT serb! Në betejën e Kosovës, të cilën e kishin humbur para 600 viteve! Vetëm qeveritë serbe i festojnë betejat e humbura, pa qenë kriminale qeveritë kurrë popujt nuk mund të jenë kriminel… Këtë lojë edhe sot e luan qeveria e Serbisë, e cila e „do Lirinë”, është në dilemë se a donë të shkojnë në Evropë apo don me e mbajtur popullin serbë peng të qeverisë me mentalitet të para më se një shekulli e gjysmë ! Apo do të ec drejt Bashkimit Evropian së bashku me të gjithë popujt e Ballkanit duke e përfshirë edhe Kosovën si Shtet të Pavarur!?. Zgjedhja më e mirë është propozimi i qeverive të Bashkimit Evropian për qeverinë e Serbisë e sidomos e zonjës Angela Merkel, e cila ju tha serbëve: mos humbni kohë dhe pranoni realitetin e Kosovës se 22 shtete të BE-së e kanë pranuar si shtet të Pavarur si dhe, edhe SHBA-ja e disa shtete më të fuqishme ekonomike siç janë: Kanadaja dhe Japonia e tjerë, që gjithsejtë bëjnë 85 shtete! Mos harroni se Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë më 22 korrik 2010 e ka dhënë fjalën përfundimtare se Kosova është Shtet i Pavarur dhe Sovran.


Si përfundim, qeveria e Serbisë të mos i mashtrojë popullin serb në Kosovë se e kanë në radhët e saj „Ministër për Kosovë e Metohi” z. Bogdanoviq, si dhe sekretar,Oliver Ivanoviq. Cili shtet i Bashkimit Evropian i beson një qeverie të këtillë? As Greqia më nuk i beson Serbisë, edhe kisha ortodokse serbe, më nuk i beson qeverisë së Serbisë! As populli serb nuk bën me i besuar qeverisë së Serbisë, sepse pavarësia e shtetit më të ri në Evropë me emrin KOSOVË është realitet dhe kthim mbrapa nuk ka (Dëgjojeni, Çedomir Jovanoviqin, kryetar i Partisë Liberale serbe).Sovraniteti dhe Pavarësia e Republikës së Kosovës është i pacenueshëm sa e sa herë e kanë thënë Qeveritë e Bashkimit Evropian dhe Qeveritë e SHBA-ve. Qeveria e Republikës së Kosovës me çdo kusht duhet t’iu përmbahet ligjeve dhe Kushtetutës së saj gjithnjë duke kultivuar politikë që i respekton qytetarët e saj. Duhet të sundoj rendi dhe  ligji në çdo pjesë të shtetit të Kosovës gjithnjë duke i respektuar të drejtat elementare të shtetasve të vet në përputhje me Konventat ndërkombëtare si dhe të këtë obligime që sa më shpejtë të bëhet anëtare e Bashkimit evropian,se nuk mjafton të bëhet liberalizimi i vizave të qytetarëve të saj, por ta gëzojnë të drejtën e plotë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian… Mos hidhni plumba ndaj ushtarëve të KFOR-it, se ata nuk janë fajtorë për arsyen e çmendurisë së qeverive serbe, në vend që të kërkoni prej qeverisë serbe që të jep llogari për gjenocidin që e ka bërë kundër popullit shqiptarë, ju e përkrahni atë me ju izoluar nga popujt, përkatësisht shtetet evropiane… Arsyeja iu thërret ju , qytetarëve serbë, shfrytëzojeni autoritetin prej qytetari evropian se nuk ka në Evropë askund barrikada pos në mendjet e juaja që i keni barrikaduar („vullnetarisht me mëditje duke i paguar qytetarët me 15 apo 20 euro”) dhe në tokën e Kosovës veriore !


Liria ju takon të gjithë qytetarëve, por edhe shqiptarëve që të shkojnë të barabartë me të tjerët në Evropë!


Më 22.12.2010

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …