Sheradin Berisha: Harrimi dhe modifikimi i zotimeve të kryeministrit, Hashim Thaçi

“Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve (të 1244-shit) të Kosovës. Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund “konsultimesh” ne mes të dyja palëve në Vjenë.” – kështu kam thënë në shkrimin tim: “OFERTA “HISTORIKE” E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!, të botuar më 27 shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet Prishtinë – Beograd (në Vjenë), me ndërmjetësimin e Martti Ahtisaarit.

 

PAKOJA E AHTISARIT, DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

 

Për të freskuar kujtesën tonë: Pakoja e Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999- 2010.

 

Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!

 

1. Marrëveshja e Rambujesë

 

2. Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës

 

3. Rezoluta 1244 e KS të OKB-së

 

4. Korniza kushtetuese e Kosovës

 

5. Marrëveshja Hakerup – Çoviç

 

6. Plani i implementimit të standardeve për Kosovën

 

7. Raporti i Kai Aides për Kosovën

 

8. Parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën

 

9. Deklarata e Treshes në Nju Jork

 

10. Katërmbëdhjetë pikat e Treshes

 

11. Traktati i G.N të Kosovës për miqësi me Serbinë

 

12. Raporti i Treshes së G.Kontaktit për Kosovën (në OKB)

 

13.Pakoja e Ahtisaarit

 

14. Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

15.44 „minshtetet serbe“ në Kushtetutën e Kosovës

 

16. Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it!

 

Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga faktorët e huaj (të jashtëm), e që kulmuan me Kushtetutën e Kosovës’Ahtisaarit (15 qershor 2008), janë pranuar si „vullnet“ i popullit nga faktori i brendshëm, nga i famshmi „Grup i Unitetit“ që mori pjesë në bisedimet e Vjenës (2005- 2007). Dhe, kjo lojë – kundër vullnetit dhe të drejtës sonë për vetëvendosje do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2011 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike, a në substancë tashmë po duken qartazi (nga bisedimet Thaçi – Daçiq) se ato ishin krejtësisht politike, për implementimin gradual të gjashtëpikëshit të Ban ki mun’it, i cili po rezulton me krijimin e një statusi të veçantë për etnitetin serb në Kosovë, i modeluar tashmë për veshin tonë si: “ASOCIACION I KOMUNAVE MË SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!

 

“ZOTIMET” E HARRUARA TË HASHIM THAҪIT!

 

Më 15 shkurt 2012 – Kryeministri Hashim Thaçi para Kabinetit të tij Qeveritar kishte deklaruar se kurrë nuk do të flitet me Beogradin për veriun e Kosovës. “Nuk ka bisedime me askënd për veriun e Kosovës, apo për çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullin e brendshëm” – kështu ishte zotuar Hashim Thaçi. Kryeministri Hashim Thaçi, në javën e parë të shkurtit 2012 (pas një takimi që pati me përfaqësuesin e ri të posaçëm të Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar) ka deklaruar se, veriu i vendit, i banuar me shumicë serbe, nuk do të ketë asnjë trajtim të veçantë dhe se zgjidhja e problemeve në atë zonë do të jetë në pajtim me kushtetutën

 

Një vit më vonë, po ky Hashim Thaçi duket se e ka harruar këtë “zotim”, dhe më 19/20 shkurt 2013 në tryezën e dialogut në Bruksel, me kryeministrin serb Ivica Daçiq, ka biseduar pikërisht për çështjen e veriut të Kosovës! Lidhur me këtë takim, në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton (si ndërmjetësuese e këtij dialogu), thuhet se të dy kryeministrat (Thaçi – Daçiq) kanë zhvilluar takime në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve dhe se “kanë zhvilluar diskutime të thella”. “Ata janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime dhe do të kthehen më 4 mars në Bruksel për takimin e radhës”, citohet të ketë thënë baronesha Ashton, duke shtuar se “kryeministrat janë të kënaqur me përparimin thelbësor që kanë arritur, ashtu sikurse edhe unë”.

 

Ҫfarë përparimi thelbësor është arritur në takimin Thaçi – Daçiq, më 19/20 shkurt 2013?!

 

Këtë “përparim” e sqaron Hashim Thaçi në një intervistë dhënë RTK-së nga kryeqyteti i Koresë së Jugut!

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nga Seuli i Koresë së Jugut ka bërë të ditur se do të krijohet “Asociacioni i komunave me shumicë serbe” në Kosovë, e që sipas tij ky “asociacion” do të jetë në përputhshmëri të plotë me Pakon e Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës (!!!)

 

Sa për kthjellim të kujtesës sonë!

 

SI KA AVANSUAR DIALOGU “TEKNIK” NË ATË POLITIKË – ME SERBINË?!

 

Në tetor 2011, Kryeministri Hashim Thaçi, Presidentja Atifete Jahjaga dhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, patën dalë publikisht në favor të nisjes së diskutimeve me Serbinë për çështje politike, të cilët vazhdimisht kishin përsëritur qëndrimin se me Serbinë do të bisedohet vetëm për çështje “teknike” e jo politike, për të mos i shkelur “vijat e kuqe” të limituar nga institucionet e Kosovës. Këto bisedime me Serbinë i ka kundërshtuar ashpër vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

 

“THAÇI: AUTONOMIA PËR VERIUN, ËNDËRR E SERBISË”

 

Më 03 Nëntor 2012, kryeministri Hashim Thaçi, pas inspektimit që i ka bërë punimeve përfundimtare në seksionin 5 të Autostradës Vërmicë-Merdarë, duke iu përgjigjur zërave se ekipi serb ka ndërmend që të kërkoj një autonomi substanciale për veriun e Kosovës, para gazetarëve ka thënë se “kjo është një ëndërr e kahmotshme e Serbisë por që nuk do të realizohet kurrë.” Ai ka shtuar se bisedimet politiket me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve do të përfundojnë me njohje reciproke të të dyja vendeve.

 

THAҪI: “PLATFORMA SERBE PËR KOSOVËN ËSHTË E PAREALIZUESHME”!

 

Në dhjetor 2012, mediat serbe raportonin se presidenti Nikoliç ka përgatitur një Platformë për statusin e veçantë të serbëve në Kosovë, dhe me këtë rast i menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë së Kosovës. Më 19 dhjetor 2012, Kryeministri, Hashim Thaçi, ka deklaruar, se platforma serbe që parasheh një status të veçantë për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe është e papranueshme dhe e parealizueshme, dhe se ky plan paraqet vazhdimësi të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës….

 

CILAT JANË PESË PIKAT E PLATFORMËS SERBE PËR KOSOVËN?

 

Në një edicion të TV – Vizion Plus, prezentohet ky material: “Në javën e parë të janarit 2013, Qeveria e Serbisë dhe Presidenti Nikoliç kanë mbajtur një takim të përbashkët për miratimin e platformës së re për Kosovën. Ky dokument përmban pesë pika, në të cilat e para është që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Vijimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, është një tjetër pikë e kësaj platforme. Një nga çështjet më të debatueshme të saj, është statusi i serbëve të veriut të Kosovës. Në tekst propozohet krijimi i një entiteti të veçantë për këta banorë, i ngjashëm me modelin boshnjak. Më 11 janar, dokumenti do t’i kalojë për miratim Parlamentit. Kryeministri Daçiq do ta prezantojë atë gjatë raundit të radhës së bisedimeve me Thaçin në Bruksel, më 17 janar 2013. Ndërkohë, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, mediat kosovare ngulmojnë se edhe qeveria e Prishtinës ka një plan të ri për veriun. Sipas tyre, kryeministri Thaçi do të paraqesë në tryezën e Brukselit një ofertë ekonomike për qytetarët e veriut të Kosovës. Oferta, që përfshin krijimin e fondit për veriun në këmbim të ndalimit të financimit nga Serbia të strukturave të saj në veri, thuhet se është prezantuar muaj më parë te shtetet perëndimore.

 

ZOTIMI I HASHIMIT: “S’KA BISEDIME PËR STATUSIN DHE TËRËSINË TERRITORIALE TË KOSOVËS”!

 

Më 14 janar 2013, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi përfaqësuesit e partive politike: Isa Mustafa, Blerim Shala, Mimoza Kusari-Lila, Mahir Yagxhillar, si dhe Sllobodan Petroviq, para shkuarjes në takimin e radhës në Bruksel më 17 janar 2013. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik të kryeministrit, Qeveria e Republikës së Kosovës, në këto bisedime respekton këto qëndrime:

 

– Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Martti Ahtisaari;

 

– Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet në fuqi;

 

– Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës;

 

– Marrëveshjet e arritura në Bruksel, në dialogun teknik, me lehtësimin e Robert

 

Cooper-it, përfaqësuesit të Përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Në komunikatë Qeveria e Kosovës, ka theksuar, se në këtë dialog, në asnjë mënyrë, nuk do të bisedojë për:

 

1. Statusin e Kosovës, apo, Pavarësinë e Republikës së Kosovës, të shpallur me 17 shkurt 2008.

 

2. Tërësinë territoriale të Kosovës, me kufijtë e njohur nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisaari (Mars 2007) dhe të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

3. Organizimin e brendshëm të Kosovës, që është kodifikuar me Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Qershor 2008) dhe me Ligjet në fuqi.

 

4. Implementimin e të gjitha Marrëveshjeve të arritura në Dialogun Teknik të organizuar në Bruksel, prej 8 marsit 2011.”(…)

 

HASHIM THAҪI: “PËR RREGULLIMIN E BRENDSHËM TË KOSOVËS NUK DO TË BISEDOJ ME SERBINË”

 

Më 19 Janar 2013, në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti,

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se me Serbinë nuk do të bisedohet kurrë për çështje të brendshme të Kosovës. “Për rregullimin e brendshëm të Kosovës nuk do të bisedoj me Serbinë. Unë do të respektoj Kushtetutën e vendit tim… Po bisdeojmë për normalizimin e raporteve ndërmjet vendeve tona dhe duhet të arrijmë në atë situatë ku të dyja palët të jenë fituese”, ka thënë Hashim Thaçi.

 

 

Më 4 mars 2013…, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për kristalizimin e formës dhe përmbajtes së “ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE MË SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!

 

(Pashtriku.org, 25. 02. 2013) –

 

 

 

 

RKL: Tri zezonat e organizimit aktual politik: Bajraktarizmi tipik shqiptar, mendësia komuniste e veprimit  dhe kulti i  individit

 

Prejardhja heterogjene ideologjike  e së kaluarës e cila mbizotëron nëpër partitë politike të Kosovës, bën që këto parti të mos mund të profilizohen dhe të mbesin as mish as peshk, pavarësisht deklarimeve për djathtizëm të qendrës, sikur pretendojnë të jenë dy partitë më të mëdha në vend, PDK-ja dhe LDK-ja. Në të gjitha partitë politike të Kosovës  të vogla e të mëdha çon krye e kaluara, e cila ka të përbashkët, bajraktarizmin tipik shqiptar, mendësinë komuniste të veprimit  dhe kultin e  individit.

 

Bajraktarizmi buron nga baza ekzistenciale e marrëdhënieve shoqërore,  nga prejardhja, nga ADN-e feudalizmit shqiptar, që ka mbijetuar në 10 shekujt e fundit të historisë, e kacafytur nëpër shekuj me bajraktarët bizantinë, turq  e sllavë. Bajraktarizmi i kohës sonë pretendon gjithnjë vendin e parë, bajrakun, fisin, klanin,  argatin besnik, klasën e apologjetëve, të demagogëve dhe dogmatikëve.

 

Mendësia komuniste është karakteristikë e organizimit politik, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Edhe pse partitë e sotme politike,  në retorikat e tyre shprehen skajshmërisht si antikomuniste, realisht  mendësia totalitare komuniste  është vetë shkolla nga e cila kanë dalë ato, janë metodat e njëjta të  joshjes dhe e kushtëzimit të elektoratit, janë mënyrat e njëjta të qasjes ndaj problemeve, metodat e postimit dhe eliminimit të kandidatit apo anëtarit.

 

Kongresi i fundit i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kongresi i fundit i Partisë Demokratike të Kosovës, për nga forma e organizimit, unifikimit në formë, lustrës, pompozitetit, vetëlavdërimit deri në marrëzi, grushteve, gishtave apo duarve të ngritura lartë, ekzaltimit deri në delir, është krejtësisht e njëjtë me organizimin për nga forma me Kongreset e Partisë së Punës së Shqipërisë apo Kongreset e ish Lidhjes komuniste të Jugosllavisë. Dallimi, qëndron te programi, te marrëdhëniet e reja ekonomike kapitaliste në kushte dhe rrethana të reja të politikave aktuale që tani mbretërojnë në Kosovë dhe në Shqipëri.  

 

Kulti i individit, një e keqe e madhe e së kaluarës ka qenë dhe po mbetet baza e unifikimit të turmave shqiptare për të parin, kryeparin, kryetarin, i cili nuk bën as mund të kontestohet në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast, sepse ai është i pari, i pagabueshmi, udhëheqësi, mësia… Dëgjoni Sali Nërishën kur thotë, Unë kryeministri Juaj, apo Hashim Thaçin kur shprehet me sintagmën e zakonshme, Qeveria ime.

 

Këto tri komponentë, aktualisht janë të pranishme në të gjitha partitë politike dhe niveli i shprehjes e manifestimit është i barabartë me fuqinë elektorale. Sa më e madhe në numër të jetë partia politike, aq më të shprehura konfigurohen tri elementet bazike, të cilat e karakterizojnë politikanin aktual shqiptar, liderin.

 

Bajraktarizmi, mendësia komuniste dhe kulti i individit përbëjnë “Shën trininë” e organizmit politik në vend dhe mjerisht kjo formulë bizare është e keqja në të cilën kemi sharruar dhe nuk dalim dot, sepse bajraktarët e mujsharët e politikës tashmë janë legalizuar mbi forcën e elektoratit, ata janë konvertuar me kohë dhe sot  janë sekretarët fuqiplotë, të cilët i mbajnë frenat e pushtetit politik. Ata iu kanë përshtatur  rrethanave në sistemin aktual të  vlerave të quajtura demokratike.

 

Demokratizimi i vërtetë i marrëdhënieve politike, ekonomike nuk mund të mendohet në rastin e një kombi që nuk e ka zgjidhur çështjen kombëtare, që jeton i ndarë në gjashtë shtete dhe që nuk ka krijuar bazë elementare për të qenë faktor pjesëmarrës në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Pikërisht për këtë, politikanët tanë luajnë rolin e të fortit kundër njëri tjetrit, pikërisht nga pamundësia për t’u ballafaquar me problemet kapitale ekzistenciale të kombit të ndarë, ata iu kanë drejtuar Bashkimit Evropian ku pretendojnë të realizojnë atë që historikisht nuk e kanë realizuar as të parët, por as këta,  sikur me kohë e kanë realizuar grekët, serbët, bullgarët e të tjerë. 

 

Politikanët tanë në tri qendrat shqiptare të politikës tipike feudale, në Prishtinë, Tiranë e në Shkup nuk e duan integrimin dhe bashkimin kombëtar, por kërkojnë të integrohen në Evropë, sepse mendësia e tyre autoritare, bajraktare nuk i lejon të bashkohen mes veti, por në raport me të huajt ata gjunjëzohen ende pa marrë urdhër për gjunjëzim, përshtatje dhe integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …