leoni

Shërbimi Sekret Serb sërish përpiqet të njollosë Thaçin për ‘trafikim organesh’

Tani kur është afruar koha e zgjedhjes së presidentit, propaganda serbe ka aktivizuar akuzat ndaj zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi, sërish duke aktualizuar tregimin për trafikim organesh. Pasi raporti i Dik Martit nuk solli as edhe një provë të vetme për trafikim organesh në të ashtuquajturën ‘Shtëpi e Verdhë’, Shërbimi Informativ Serb tani është duke përgatitur një tjetër skenar. Sipas medieve serbe, Hashim Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës, ka bashkëpunuar me një mjek nigerian për trafikim organesh. Në këtë akuzë të manufakturuar nga Beogradi, Thaçi bashkë me miliarderin nigerian, Roçasa Okoroçu dhe autoritetet turke e kroate, paskan kryer trafikim organesh (sic!). Kjo akuzë që ngjan me një thriller mediokër, përpiqet të implikojë madje edhe Behgjet Pacollin dhe kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Shërbimi Informativ Serb nuk është ndaluar vetëm me kaq, por ka siguruar edhe raportin e një mjeku nigerian për t’i pohuar këto pretendime. Duket se Beogradi po ndjekë të njëjtin skenar, ashtu si në kohën kur sajoheshin prova për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ku paguheshin dëshmitarë, zakonisht shqiptarë për të dëshmuar se UÇK është marrë me trafikim organesh. Ende nuk dihet nëse kësaj fushate do t’i bashkohet vullnetarisht edhe Grupi Koha, kompania mediale e Veton Surroit, e cila nuk ka nguruar t’i bashkohej korit anti-shqiptar që udhëhiqej nga senatori zviceran, Dik Marti.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …