Shërbyesit civilë, sindikata e KEK-ut dhe ata të Shërbimit Korrektues paralajmërojnë greva dhe protesta

Pas miratimit të Ligjit për Pagat nga Kuvendi i Kosovës, shërbyesit civilë, Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës si dhe Sindikata e Punëtorëve në Shërbimin Korrektues kanë kërkuar nga kryetari Thaçi, që ta kthejë këtë ligj në Kuvend. Pas miratimit të Ligjit për Pagat nga Kuvendi i Kosovës, shërbyesit civilë, Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës, Sindikata e Punëtorëve në Shërbimin Korrektues, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut të Energjisë në Kosovë, po ashtu edhe kirurgët e Qendrës Klinike Universitare dhe mësimdhënësit e ciklit të ulët kërkonin nga Thaçi ta kthejë këtë ligj në Kuvend. Ai ka lejuar që heshtazi ligji të konsiderohet i shpallur, pasi as nuk e ka nënshkruar atë dhe as nuk e ka thyer në Kuvend. Kështu tani disa prej këtyre sindikatave paralajmërojnë mundësinë e protestimit ose të futjes në greva, megjithëse e konfirmojnë se nuk janë të informuar mjaftueshëm me përmbajtjen e ligjit, si dhe me procedurat e me hyrjen në fuqi të atij ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …