Halim Tolaj

Është ndarë nga jeta luftëtari e ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halim Tolaj nga Prejlepi i Deçanit

Është ndarë nga jeta luftëtari i lirisë, Halim Tolaj. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj. “Është ndarë nga jeta luftëtari e komandanti, Halim Tolaj nga Prejlepi i Deçanit. Halim Tolaj ishte njeri i qetë, fjalë pak e i matur! Ai dinte t’i vlersonte njerëzit dhe t’ua njihte vlerat! Qetësia shpirtërore e tij dhe urtia si vyrtyt i një shqiptari të vertet, fjalë pak e me vepra të mëdha në luftën e UÇK-së e bënin ate të dallohej në rrethin shoqeror! Komandant Halim Tolaj do të mbetet në kujtesën historike i gjallë si një luftëtar mbase i lindur për luftë! Ike shpejtë miku ynë! Faleminderit që gjithëçka sakrifikove për vendin e popullin tënd! Faleminderit për respektin që kishe për të gjithë ne! Do të kujtojmë përgjithmonë ashtu siç ishe i dashur, i qet, i urtë, fjalë pak dhe i heshtur e me vepra të mëdha! Lamtumirë e prehu i qetë në tokën për të cilën luftove, në tokën e ëndrrave tua e të shumë brezave për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …