ShFD e UÇK-së- dega Vushtrri: Shënohet “1 SHTATORI”, Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së- dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e Dëshmorëve, bashkëluftetar të Dëshmorëve, e qytetar se shënohet “1 SHTATORI”, Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë, njëra ndër ditët dhe ngjarjet më të rëndësishme për komunën tonë, padyshim se është , “1 SHTATORRI”, Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë. Nderimi dhe rrespekti për dëshmorët dhe të gjithë ata që sadopak konitribuan në forma të ndryshme për lirinë që ne dhe brezi i ri po e gëzojmë na bën të ndihemi krenarë e mirënjohës për ditën e Dëshmorëve të UÇK-së, “1 SHTATORRI”, Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë si pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Për nder të “1 SHTATORIT” ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Vushtrrisë do të bëjm homazhe dhe vendosja e buqetave të luleve në nderim e kujtim të Dëshmorëve të Kombit,

 

Me datet 01/09/2023 (e Premte) në oren 09:30 takohemi tek “Sheshi Hasan Prishtina” Vushtrri

Në ora 10:00 vënja e kurorave tek “Kompleksi I Dëshmorëve” të UÇK-së ,tek shtatorja e “Hasan Prishtinës”,te “Kompleksi I Martirëve Civilë”.

Në Ora 10:20 tek Shtatorja e Adem Jasharit,Vushtrri

10:25 tek Shtatorja e Zahir Pajazitit në Pestovë të Vushtrrisë,

– Në ora 10:30 homazhe e nderimi në varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së , Bletaj të Vushtrrisë do të shënohet “1 SHTATORI” Dita e Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Vushtrrisë.

-Nga ora 12:00 do të mbahet Akademi Solemne ,në sallen e kulturës”Hasan Prishtina”-Vushtrri

Vushtrri Kryetari iSHFD-UÇK-së

30/09/2023 Gëzim Zuçaku

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …