Shirat e dendur që kanë përfshirë Kanadanë, kanë shkaktuar vërshime të mëdha dhe kanë lënë pa energji mijëra shtëpi

Kanadaja është përfshirë nga reshje të dendura që kanë shkaktuar vërshime të shumta. Njoftohet se deri tani, nga vërshimet e ujit janë zhdukur 4 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë. Policia ka njoftuar se dy fëmijë e zhdukur ndodheshin në një makinë e cila u përmbyt nga ujërat. Bëhet e ditur se sasia e ujit të rënë gjatë 24 orëve është e barabartë me atë që bije për gjatë tre muajve. Banorëve u është bërë thirrje që të mos bashkohen në kërkimet për të zhdukurit për shkak të kushteve të rrezikshme.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …