leoni

SHKA “Zëri i Llapushës” fitues i festivalit folklorik “Folk Klosi” 2019

Shoqëria Kulturore Artistike “Zëri i Llapushës” nga Malisheva, është fitues i festivalit të folklorit kombëtar “Folk Klosi”2019, që organizohet nga Bashkia e Klosit. Në këtë festival kombëtar të folklorit, përveç vendit të parë, SHKA “Zëri i Llapushës”, ka fituar edhe disa çmime tjera me rëndësi, në këtë festival, duke dalë edhe si grupi më i kompletuar i festivalit. Sipas udhëheqësit të SHKA “Zëri i Llapushës”, Jakup Hoti, përveç vendit të parë, kanë fituar edhe çmime tjera, si grupi më i kompletuar në këtë festival, çmimin e karrierës që ka fituar vet Hoti, pastaj valltarja Floranda Bytyçi, është shpallur valltarja më e mirë e festivalit, si dhe disa çmime, mirënjohje e diploma, që jepen në këtë festival. Me këtë sukses, tregohet edhe njëherë se jeta kulturore në Malishevë dhe kultivimi i traditës, sidomos i folklorit, si pasuria më e madhe e traditës shqiptare, është duke vazhduar të kultivohet dhe zhvillohet në vazhdimësi dhe me të drejtë Malisheva quhet “djepi i folklorit dhe i muzikës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …