Shkolla 12 vjeçare, “Arsimi i Shqipërisë”, me rastin e 28 Nëntorit dhe Ditës së shkollës organizoi një program kulturor artistik

Shkolla 12 vjeçare, “Arsimi i Shqipërisë”, me rastin e 28 Nëntorit dhe Ditës së shkollës organizoi një program kulturor artistik

Shkolla 12 vjeçare, “Arsimi i Shqipërisë”, me rastin e 28 Nëntorit  Ditës së  Flamurit dhe ditës së shkollës  organizoi një program kulturor artistik që u mbajt  në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë e Sporteve, në Prishtinë. Fillimisht nxënësit e shkollës “Arsimimi i Shqipërisë”, interpretuan Himnin Kombëtar. Administratorja e shkollës, Shqipe Adem Jashari përmendi katër datat ndër më të rëndësishmet të historisë sonë kombëtare, të cilat organikisht i lidh 28 Nëntori. Ajo tha se sa herë që kujtojmë nëntorët  kujtojmë dhe heronjtë e kombit. Drejtori i shkollës, Sylejman Buqa tha se shkolla 12 vjeçare “Arsimi i Shqipërisë” vepron me plan-programe  shqiptare dhe sipas një  metodologjie që kushtohet inkurajimit  të nxënësve të nxënë sa më shumë. Kjo shkollë është  me standarde të njëjta me shkollat bashkëkohore. Në pjesën e fundit të programit para të pranishmëve është shfaqur një program i pasur kulturor artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …