Shoqata e Veteranëve të UÇK-së - Dega në Klinë: Zbulohen pllakat përkujtuese në Çabiq dhe Ujmirë të Klinës

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së – Dega në Klinë: Zbulohen pllakat përkujtuese në Çabiq dhe Ujmirë të Klinës

Të nderuara familje të dëshmorëve,
Të nderuara familje të martirëve,
Të nderuar invalidë dhe veteranë të UÇK-së,
Të nderuar pjesëtarë dhe kontribuues në çfarëdo forme në ish-Njësitin “Alfa” të Çabiqit,
Ju bashkëfshatarë të Çabiqit dhe Ujmirit,
Në nderim të rënies heroike të komandantit të shquar të UÇK-së (të Brigadës 113), Mujë Krasniqi-Kapuçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së – Dega në Klinë në bashkëpunim me ish-ushtarët e Njësitit “Alfa” të UÇK-së, ju ftojnë që të merrni pjesë në ceremonitë e zbulimit të pllakave në Çabiq dhe në Ujmirë të Klinës.
Ceremonitë e zbulimit të katër pllakave mbahen në fshatin Çabiq dhe Ujmirë të Komunës së Klinës, më 14 dhjetor 2021.
Agjendën e plotë të ceremonive do ta gjeni të bashkangjitur në ketë publikim.
Prania juaj na nderon!
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …