Komunikatë për shtyp nga OJQ, “Familja dhe Shpresa”

“Familja dhe Shpresa”, kërkon plotësimin e ligjit për Specialen, për t’u gjykuar edhe ish-ministrat e Millosheviqit për kimet e kryera në Kosovë

“Edhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, e të tjerët si ministri i tij i Jashtëm, Ivica Daciqi, duhet që të thirren nga prokurori Jack Smith që të  bëjnë një udhëtim deri në zyrën e tij në Hagë për të dëshmuar apo intervistuar si të dyshimtë për krime lufte, sepse ata ishin ministra dhe zëdhënës të Sllobodan Millosheviqit. E që kjo të bëhet e mundshme, së pari duhet plotësuar ligji për Gjykatën Speciale për krimet e luftës nga Parlamenti i Kosovës,” shkruan në një letër kryetarja e shoqatës nga Klina “Familja dhe Shpresa’, Zana Bytyçi-Geci, drejtuar kryeministrit Kurti, me të cilin ajo kërkon takim për të çuar përpara kërkesën e njohur të shoqatës për plotësimin e ligjit në fjalë nga Kuvendi i ri i vendit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …