Kosova për Sanxhakun

Shoqata “Kosova per Sanxhakun” fton Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës e Shqipërisë ta ndihmojnë Sanxhakun

Të dashur miqë

Të dashur vllezër

 

Sanxhaku lindor është në kolaps shëndetësor

Edhe pse në Sanxhak  po arrijnë ndihma të konsiderushme  nga të gjitha anët, mungesa  e përsonelit  shëndetësor është problem kyç në luftë me pandeminë Covid-19. ka thënë kryetari i Shoqatës, “Kosova për Sanxhakun”  Ismet Azizi

Komunat më të rrezikuar nga pandemia covid-19 janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën lindore të Sanxhakut.

Andaj apelojmë të gjitha institucioneve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë që të bëjnë të pa munduarën që këtyre  tre  komunave të lartëpërmenduar t’iu dilët në ndihmë, sidomos me kuadro shëndetësore. Mjekët janë më se të domosdoshëm.

Shoqata “Kosova per Sanxhakun” fton ministrine e Shendetësisë së Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë te ndihmojnë Sanxhakun përmes Këshillit Kombëtar të Sanxhakut (Telefon: +381 20 315 608 E-mail: glavni.ured@bnv.org.rs ) dhe poashtu fton Qeverinë  e Kosovës dhe qeverinë e Shqipërisë që të ndajnë nga një shumë parash për këtë qëllim në ndihmë vëllezërve nga Sanxhaku.

Në emër të kryesisë,  Ismet Azizi

(Apeli, në gjuhën boshnjake)

Dragi prijatelji,

Draga braćo,

Zdravstvo u istočnon dijelu Sandžaka je u kolapsu. Iako Sandžak prima značajnu pomoć sa svih strana, nedostatak zdravstvenog osoblja ključni je problem u borbi protiv pandemije Covid-19. Općine koje su u najvećoj opasnosti od pandemije Covid-19 su Tutin, Sjenica i Novi Pazar, a koje se nalaze u istočnom dijelu Sandžaka.

Stoga apelujemo na sve institucije zemalja Zapadnog Balkana, ali i šire, da daju sve od sebe kako bi pomogle ove tri spomenute općine, posebno sa zdravstvenim osobljem. Ljekari su više nego potrebni.

Udruženje „Kosovo za Sandžak“ poziva Ministarstvo zdravlja Kosova i Ministarstvo zdravlja Albanije da pomognu Sandžaku putem Bošnjačkog Nacionalnog Vjeća

(Telefon: +381 20 315 608 E-mail: glavni.ured@bnv.org.rs )

Također pozivamo Vladu Kosova i Vladu Albanije da izdvoje novčana sredstva u svrhu pomoći braći u Sandžaku.

U ime predsednistva

Ismet Azizi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …