Shoqata Krimet e Luftës, në Gjakovë, dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër serbit, Bozhidar Deliq

Shoqata Krimet e Luftës, në Gjakovë, dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër serbit, Bozhidar Deliq

Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar të martën kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar dhe tash nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq. Udhëheqësja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda, ka thënë që presin rezultate pozitive. “Janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike një lloj ditari të operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliq”. “Ne e dorëzuam edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur edhe pse prapë kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Jonathan Hargreaves: Sulmi në Banjskë s’mund të mbetet pa ndëshkim — kërkohet llogaridhënie për Radoiçiqin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar zbardhje të plotë dhe …