Shoqata “Labëria”, “Nderi i Kombit”, dega Tiranë, përuron librin “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro- grek”, autor, Nuçi Kotta

Shoqata “Labëria”, “Nderi i Kombit”, dega Tiranë, përuron librin “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro- grek”, autor, Nuçi Kotta

Shoqata “Labëria”, “Nderi i Kombit” dega Tiranë, ju fton në promovimin e librit “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro- grek” me autor Nuçi Kotta, djali ish-Kryeministrit Koço Kotta. (, Koço Kotta në vitin 1926 firmosi për ndërtimin e burgut të Burrelit dhe në vitin 1945 KGB sovjetike e kapi në Selanik ku shteti komunist e burgosi në atë burg që ndërtoi vetë (u burgos në vitin 1946).  Temën e librit Nuçi Kotta e mbrojti me notën shkëlqyer në Universitetin e Sorbonës. Dhe pse komunizmi i pushkatoi babanë Nuçi në libër hedh tre ide: Lufta nacionalçlirimtare ishte lufta më e drejtë e popullit shqiptar, pasi shpëtoi copëtimin e Shqipërisë. 2-Përmbysje e komunizmit të mos bëhet me diversantë por me ndërgjegjësimin e popullit me votë, pasi bandat sjellin vëllavrasje. 3- Shteti komunist i ka respektuar në maksimum të drejtat e minoritetit grek.  ( Ky libër doli në dritë, nën kujdesin e pinjollit të familjes Kota, z. Harallamb Kota). Promovimi do të zhvillohet në datën, 28 Maj, (e shtunë),  ora 11:00 në Akademinë e Shkencave. Moderator : Albert Zholi. Diskutojnë:

–          Prof. Ago Nezha                         -Prof. Lush Susaj

–          Prof. Bardhosh Gaçe                  -Prof. As. Zaho Golemi

–          Prof. Sulejman Muça                – Dr. Asllan Zemani

–          Prof. As Bernard Zotaj              – Bashkim Qeli-historian

–          Pof. Kastriot Bezati                   – Hasan Hoxha- studiues

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …