Shpresa Bajraktari-Ruci Rroftë 5 Maji- Dita e Dëshmorëve!

Shpresa Bajraktari-Ruci Rroftë 5 Maji- Dita e Dëshmorëve!

Lavdi të përjetshme Dëshmoreve të Atdheut!

Historia e kombit shqiptar është histori e lavdishme e popullit shqiptar, për te cilën ne shqiptaret ndjehemi shume krenare.

Kjo histori është shkruar me gjakun e bijave dhe bijave me te mira te atdheut tone, qe me trimëri te rralle dhanë jetën për idealet e lirisë dhe te pavarësisë .

Lufta Antifashiste Nacional -Çlirimtare shënon një nga epopetë me te lavdishme te popullit shqiptar te udhëhequr nga PKSh me ne krye strategun,  Enver Hoxha .

Kjo lufte I fali Mëmës Shqipëri 28 mije dëshmorë, qe vaditen rrënjët e lirisë me gjakun e tyre te pastër.

Me 5 Maj 1942 ra heroikisht sekretari Rinise Komuniste Shqiptare I riu Qemal Stafa.

Kështu qe data e 5 majit u vendos te përkujtohej si Dita e Dëshmoreve.

Ne këtë dite te veçantë populli bën homazhe për te përkujtuar këta djem dhe vajza qe ranë për te mos vdekur kurrë.

Ata te inspiruar nga idealet te larta te lirisë ,se pavarësisë ,për një bote te re pa shtypës dhe shfrytëzues , nuk kursyen asgjë ,as jetën për atdheun e tyre te dashur.

Ne Epokën Lavdimadhe Enveriane i beri realitet idealet e tyre. Populli shqiptar nen udhëheqjen e PPSh me ne Krye vizionarin Enver Hoxha beri realitet aspiratat e dëshmorëve për një Shqipëri te lire te re dhe pa shtypës dhe shfrytëzues .

Çliroi vendin jo vetëm nga vargoj e pushtueseve ,por edhe nga vargoj e shtypjes dhe shfrytëzimit feudo borgjez.

Ne vend te tyre vendosi pushtetin e klasës punëtore dhe fshatarësisë ,e cila mbronte interesat e aleancës se tyre.

Brenda një kohe te shkurtër rindërtoi vendin nga dëmtimet e mëdha te luftës, iu përvesh punës për transformime te mëdha politike ,ekonomike dhe shoqërore si dhe ndërtoi Shqipërinë e Re Socialiste pa shtypës dhe shfrytëzues.

Shqiptaret për here te parë u bën zot te atdheut te tyre ,qe nuk guxoi kush ti prekte fitoret e arritura sepse do te gjenin dështimin e tyre.

Ngriti ne piedestal emrin e Nenës Shqipëri.

Pra për këtë bote ëndërruan dëshmoret , qe u be realitet vetëm ne Epokën Enveriane.

Pas përmbysjes se sistemit socialist ,si gjithçka u përmbys dhe u shkatërruan te gjitha vlerat materiale dhe morale, edhe ndaj dëshmoreve u ndoq politika e rrugëve duke I ndare dëshmorët dhe zhvarrosur disa prej tyre. U shkatërruan pllaka dhe lapidare te dëshmorëve nga dora e vandaleve qe kishin marre pushtetin, qe fatkeqësisht vazhdojnë dhe sot.

Iu hoqën dekoratat heronjve te luftës dhe te punës ,me paturpësinë me ta madhe shume prej tyre i shpallen, kriminelë dhe ne vend te tyre dekoruan kriminelet e luftës dhe tradhtarët e kombit , duke i vrare kështu për here te dyte dëshmorët e lirisë.

Keto ishin disa nga arritjet te ashtuquajturës demokraci qe populli tashme i njef dhe po i shef mire.

Ne sistemin kapitalist; politika shqiptare sot spekulon shume me emrin e dëshmorëve .

Ata i përdorin luftën dhe dëshmorët vetëm për kredo politike dhe për elektorat, se dihet qe ndjenjat e popullit janë te lidhura me luftën dhe me dëshmorët e saj.

Por e vërteta është se pushtetarët e sotëm te majte dhe ata te djeshmit te djathte kane shkelur dhe abuzuar mbi gjakun e dëshmorëve ,pasi pushtetin e klasës punëtore dhe fshatarësisë te fituar me gjak , e zëvendësuan me pushtetin e borgjezisë ,e cila mbron interesat e borgjezisë duke shtypur dhe shfrytëzuar popullin e varfëruar.

Ne vend te mirëqenies se premtuar popullit, lulëzuan krimi, droga .prostitucioni ,viruset vdekje prurësve ,siç është dhe covid 19 ,pasiguria për te ardhmen.

Si dhe shume plage te thella te tjera te shoqërisë. qe janë bashkudhëtarë te sistemit.

Pas gjithë këtij regresi qe ka ndodhe ne Shqipëri gjaku I te rënëve për liri bën apel!

Por pavarësisht nga qëndrimet qe mban politika borgjeze ,populli e ka ruajtur thelle ne kujtesën , nderimin për dëshmoret dhe veprën e tyre te pavdekshme, dhe do tu jete gjithnjë mirënjohës bijve dhe bijave te vet, për sakrificat sublime qe bën ata për atdheun .

Populli ne këngët e tyre i ka përjetësuar te rënët duke u kënduar :

 

Ju kish lindur nena

Për një bote te re 

Lum more djema

Që ratë për atdhe.

 

Krenari dhe mirënjohje te përjetshme për te gjithë te rënët ,qe me gjakun e tyre te pastër shkruan Epopenë e Lavdishme te Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare!

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …