Shqipe Selimi: Mos e shndërroni Hagën në mjet fushate politike

Gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, bashkëshortja e Rexhep Selimit , luftëstarit që po mbahet ne burgun e Hagës, njëherit deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë nuk duhet të përdoret për interesa politike apo elektorale. Ajo reagoi gjatë diskutimit për propozimin e deputetit Artan Behrami që t’i dërgohet ftesë për raportim kryetares së gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova. Shqipe Selimi tha se në Kosovë as gjykatat vendore dhe as kryetarët e tyre nuk raportojnë në Kuvend për çështje gjyqësore, duke shtuar se edhe gjykata speciale nuk i nënshtrohet mbikëqyrjes direkte parlamentare. Sipas saj, vetë ligji për këtë institucion i ka dhënë kompetenca të veçanta dhe epërsi ndaj dispozitave tjera ligjore të Kosovës, çka e kufizon rolin e Kuvendit në raport me të. Ajo paralajmëroi se një ftesë e tillë mund të sjellë pasoja më të dëmshme sesa përfitime politike, ndërsa kërkoi që proceset në Hagë të mos shfrytëzohen si pjesë e fushatave zgjedhore. “Procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave politike”, porositi Shqipe Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …