Shqipëria dhe Kosova po përballen me një rënie të thellë demografike, duke u renditur ndër vendet me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë.
Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka humbur 23.6 për qind të popullsisë që nga viti 2000, duke zënë vendin e parë në Evropë për ritmin e rënies. Kosova renditet e treta, me një tkurrje prej 19.3 për qind të popullsisë që nga viti 2003.
Emigracioni, rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë konsiderohen faktorët kryesorë të kësaj prirjeje. Vetëm në periudhën 2021–2026, mbi 166 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, ndërsa lindjet kanë zbritur në nivelin më të ulët historik.
Ndryshe nga Shqipëria dhe shumica e vendeve të Ballkanit, Bashkimi Evropian vazhdon të shënojë rritje të popullsisë, kryesisht falë emigracionit neto pozitiv.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
