Shqipëria do të jetë njëra nga 15 vendet që do të ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriu në Organizatën e Komeve të Bashkuara

Shqipëria do të jetë njëra nga 15 vendet që do të ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriu në Organizatën e Komeve të Bashkuara. Kjo është një mundësi që vendit tonë i jepet për herë të dytë. Pasi lajmi u dha ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se vendi po merr një tjetër rol ndërkombëtar. “Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.  15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Domenikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui  dhe Hollanda”, shkruan Edi Rama. Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të ngritur zërin për më të cënueshmit në mbarë botën. Ne jemi krenarë që qëndrojmë krah Shqipërisë në çuarjen përpara të dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …