Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipëri ka publikuar një video përmbledhëse nga vizita e parë zyrtare në Kosovë e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Përmes një njoftimi, ministria shqiptare theksoi se vizita konfirmoi edhe një herë se Kosova mbetet prioritet i padiskutueshëm i politikës së jashtme të shtetit shqiptar. “Kjo vizitë konfirmoi faktin se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim. Sipas ministrisë, agjenda e vizitës do të vazhdojë me takime me përfaqësues të partive politike në Kosovë, përfshirë Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike e Kosovës, Ardian Gjini, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës. Vizita e kryediplomatit shqiptar në Kosovë vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike në vend dhe shihet si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Tiranës zyrtare për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
