Shqipëria shënon në këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake të botës-NATO

Shqipëria shënon në këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake të botës – NATO

Shqipëria shënon në  këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO. Nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim. Jemi fatlumë që jemi pjesë e hapësirës së NATO-s, e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake. Unë dua të përgëzoj punën e përditshme që përfaqësia jonë bën për të përcjellë mesazhet, qëndrimet dhe për të lobuar interesat strategjike kombëtare këtu në NATO, në komitete të ndryshme, por edhe në komandat, jo vetëm në Bruksel, por edhe në të gjithë hapësirën e NATO-s”, theksoi Ministri Peleshi. Blerim Çaka, Këshilltar për Politikën e Mbrojtjes thotë se janë në komunikim dhe bashkëpunim të përditshëm dhe të ngushtë me 31 aleatët dhe partnerët për jetësimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s. Përfaqësuesi ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, Gjeneral Brigade Ilir Pujo thotë se pjesa ushtarake është zëri dhe figura e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfaqëson vendin tonë në forumet e NATO-s, në komitete ushtarake, nën komitete, grupe pune dhe borde të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …