Shqiptar Demaçi kërkon ndërpritet konflikti i brendshëm politik në mes Thaçit dhe Kurtit me faljen e njëri - tjetri

Shqiptar Demaçi kërkon që të ndërpritet konflikti i brendshëm politik në mes Thaçit dhe Kurtit me faljen e njëri – tjetrit

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit që së fundmi ishte pjesë e listës së PDK-së për deputet, ka folur për aktualitetin politik pas zgjedhjeve. Përmes një postimi ai ka thënë se zgjidhja është pajtimi mes vete. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar edhe pajtimin mes kryetarit të vendit, Hashim Thaçi si dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. “Me pyeti gjatë fushatës – një piktor me akademi por edhe ish ushtar i UÇK-së që si i dëshpëruar me tha: “Shume bre URREHEMI mes veti e si me ia ba kësaj pune”. Iu përgjigja se është vështirë për NE por KA ZGJIDHJE. Zgjidhja është : ME FALË. Duhet ME IA FALË Hashimi – Albinit e Albini – Hashimit e ngjashëm! Kështu ndërpritet konflikti i brendshëm (si organizëm njerëzor individual apo si organizëm politik). Me ketë vullnet gjithçka ndryshon për se mbari! ( njerëzit falin gjaqe e nuk po e mundkan ketë ndjesi !?). Njeriu një jete ka. Me urrejtje nuk çohet jeta!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, …