Në Preshevë institucionet shëndetësore të Serbisë po i injorojnë shqiptarët duke mos i vaksionuar me vaksinën anti-Covid. Me qëllim të rritjes së imunitetit të përgjithshëm kundër infektimit me virusin korona Serbia tashmë ka nisur shpërndarjen e dozave të para të vaksinës anti-covid. Përfshirja e serbëve të veriut të Kosovës në kontingjentin e parë të aksionit të imunizimit dhe jo edhe i shqiptarëve të Kosovës Lindore krijon përshtypjen e anashkalimit të qëllimshëm edhe në këto situata, thotë koordinatori i qendrës për Covid-19 në Preshevë, doktor Flakron Sabedini. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur të pavolitshme mënyrën e shpërndarjes së vaksinave ndërsa ka kërkuar përfshirjen e shqiptarëve në imunizimin e përgjithshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike
Partitë opozitare kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike …