leoni

Marsh protestues Shkup

Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë 47 % të popullatës së përgjithshme të këtij shteti

Tashmë dihet edhe botërisht se shqiptarët janë populli me numrin më të madh në Maqedoni, pasi sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllav maqedon, nuk janë as 40 %. Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta, por ato janë më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme. Informacioni i rëndësisë së veçantë u publikua nga gazetari dhe intelektuali Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare. “Sipas një informacioni të marrë javët e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi. Por, ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë shqiptarë ortodoks. Pra, jemi më shumë se një milion shqiptarë këtu, kjo tashmë është e qartë.(shqiptari.eu)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …