Izet Haxhia

Izet Haxhia: Me Shërbimet sekrete serbe kanë bashkëpunuar: Sali Berisha, Flamur Noka, Bujar Hoxha, Gazidede…

Izet Haxhia, ish pjesëtar i stafit të sigurisë së Sali Berishës Ai thotë se shumë politikanë shqiptarë, me në krye me vetë Berishën, kanë pasur lidhje me shërbimet sekrete serbe. Ai shkruan:

“Duke u nisur nga afera ‘Noka’ e dale ne media ditet e fundit, ne lidhje me nje ngjarje te fshatarit Flumur Noka me organet serbe te sigurise e inteligjenses, ngjarje e cila siç duket ka percaktuar fatin politik te mevonshem te ketij fshatari nga Novosej i Kukesit dhe karrieren e tij deri ne postin e ministrit te Brendshem, desha t’i kthehem diteve te para te krijimit te partise se pare opozitare PD dhe ardhjes se saj ne pushtet. Pas marrjes se kontrollit te plote te PD nga “dhendri” i Serbise, filluan te mbinin ne postet drejtuese te kesaj partie njerez anonime dhe pa asnje kontribut ne kete parti apo si opozitare.

Filluan te forcoheshin disa grupime qe qendren e vetme kishin shtepine e agjentit te dyfishte, te sigurimit dhe UDB serbe, nderlidhesit te dhendrit te Serbise me keto sherbime, Bujar Hoxhes.

Te gjitha fijet dhe lidhjet e ketyre personave kishin nje rezidence te perbashket, qe ishte shtepia e rezidentit te UDB, Bujar Hoxha. Nga kjo shtepi dolen emrat e atyre qe do të drejtonin PD dhe shtetin shqiptar.

Grupimi i pare ishte ai i Shkodres me drejtues Ferit Hotin, pa rekomandimin e te cilit nuk mund te beje karriere ne PD.

Eshte nje fakt i ditur dhe thene qe ne kohe te diktatures, që sherbimet sekrete serbe punonin nga tre kanale te ndryshme ne Shqipëri. Njeri kanal ishte ai i Shkodres, i dyti ai i Tropojes dhe i treti ai i Dibres. Dhe pika e bashkimit te tyre ishte rezidenti i UDB, Bujar Hoxha, mik i ngushte i dhendrit te Serbise dhe i vetmi qe dhendri i shkonte tek kembet orar e pa orar. Nuk eshte rastesi qe nga tre keto linja agjenturore dolen drejtuesit kryesore te PD dhe me vone te shtetit shqiptar.

Nga Shkodra dolen Bashkim Kopliku, djali i halles se Ferit Hotit, Ali Spahia e te tjere.

Nuk eshte rastesi qe pikrisht ne Shkoder ndodhi dy prilli qe solli ardhjen ne pushtet te ketyre grupimeve agjenturore.

Grupimi i Dibres me ne krye Gazideden qe kishte lidhje te ngushta me sherbimet sekrete serbo- maqedonase. Pjestaret e ketij grupimi moren postet me te rendesishme ne qeverisjen e PD.

Dhe grupimi i fundit ai i Tropojes, qe me mbeshtetjen edhe te njeriut te sherbimeve sekrete serbe, Elez Biberaj arriti te vihej ne krye te ketyre grupimeve me dhendrin e devotshem te Serbise, Berishen.

Vete rrjedhat e mevonshme te zhvillimeve politike 25- vjecare treguan se sa me devotshmeri i kryen detyrat e dhena nga padronet e tyre ne Beograd, keta persona qe shkaterruan shtetin, pronat, futen percarjen krahinore e politike, futen korrupsionon e kriminalitetin ne shtet e çuan vendin drejt konfliktit civil, mbushen administraten e shtetit me agjente te dyfishte te sigurimit e sherbimeve sekrete te huaja.

Nuk eshte rastesi apo takım kortezie ai takım tre oresh ne Krans Montana te Zvicres, i dhendrit te Serbise me ministrin e Jashtem serb Jovanoviç, per rreth tre ore ne suiten e hotelit Golf ne vitin 1992.

Asgje ne keto 25 vite te tranzicionit te pafund ne vendin tone nuk eshte rastesi, as edhe ngritja deri ne postin e ministrit te Brendshem te nje idioti si Flamur Noka.

Çdo gje eshte e planifikuar me saktesi nga qendrat e sherbimeve sekrete te Beogradit, dhe zbatuar me devotshmeri nga kjo tufe tradhtaresh, me ne krye dhendrin e Serbise, Berisha”.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …