SHSKUK ka bërë të ditur se është ngritur gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore të Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se është ngritur gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore të Kosovës si pasojë e zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit. “Pas ngjarjeve të ndodhura në Leposaviq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë. Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë. ShSKUK shpreh ngushëllime të thella për familjen e policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …