Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve stopohet nga Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe ka kërkuar sjelljen e autorëve para drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe ka kërkuar sjelljen e autorëve të këtij krimi para drejtësisë. Ambasadori, Xhek Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e ligjit në Kosovë. “Dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës” thuhet në reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …