SHTABI EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK APELON QYTETARËT PËR KUJDES

Shtabi Emergjent komunal në Junik ka mbajtur takimin e radhës pas konfirmimit të rastit të parë me COVID-19 në komunën e Junikut, në qëllim të koordinimit dhe menaxhimit të situatës. Kryetari i Komunës Agron Kuçi, ka njoftuar anëtarët e Shtabit Emergjent komunal që virusi është importuar nga vende të prekura më herët me COVID-19, rastet e kontaktit me vetëiniciativë i janë nënshtruar testit ku edhe është konfirmuar rasti i parë i infektuar në Komunën e Junikut. Kryetari Kuçi ka njoftuar që ofrimi i shërbimeve do të vazhdoj me staf të reduktuar dhe respektim të masave mbrojtëse konform rekomandimeve të IKSHPK-së. Shtabi Emergjent i Komunës së Junikut apelon tek rastet e kontaktit me të infektuar të vetëizolohen dhe në rast që shfaqin simptoma të kontaktojnë numrat kujdestar: 049/760-268, 044/253-228 049/760-256 dhe 044/236-963.

  • Respekto distancën

  • Vendos maskën

  • Pastro duart rregullisht

  • Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve

  • Vetëizolohu në rast kontakti me të infektuar

  • Shfrytëzo mundësin e punës nga shtëpia

  • Kujdes po, Panik jo

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka takuar mbikëqyrësit e regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar mbikëqyrësit e regjistrimit të popullsisë, të …