Shtatorja e Anton Çetës do të vendoset para Institutit Albanologjik

Shtatorja e Anton Çetës do të vendoset para Institutit Albanologjik

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Këshillit Organizativ për Pajtimin e Gjaqeve, të udhëhequr nga Dom Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu dhe Riza Krasniqi, me të cilët bisedoi për procedurat rreth vendosjes së Shtatores së Anton Çetës para Institutit Albanologjik. Ministri Shala u shpreh se figura e Anton Çetës është unike dhe si e tillë përfaqëson vlera të jashtëzakonshme për Kosovën dhe identitetin e saj kulturor e shtetëror, vlera këto me të cilat krenohet populli i Kosovës. Më tej ministri  shtoi se kjo shtatore është shenjë e vlerësimit për kontributin e tij të madh për kulturën dhe për humanizmin shqiptar. Ndërmjet ministrit Shala dhe përfaqësuesve të Këshillit u bisedua për procedurat që po zhvillon MKRS-ja për të vendosur këtë shtatore, dhe u pajtuan që sa më parë të vendoset gur-themeli ngase kjo Ministri, në projeksionin buxhetor sivjet ka paraparë 50 mijë euro për këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …