Shtatorja e Hafez al-Asadit në provincën Hama të Sirisë është rrëzuar nga popullata, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burime në terren, statuja e babait të Bashar al-Asadit, Hafez Asad, në Hama, është shkatërruar nga banorët e qytetit. Në shkurt të vitit 1982, presidenti i atëhershëm sirian Hafez al-Asad nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Vëllazërisë Muslimane, duke e kthyer atë në një masakër në të cilën u vranë të paktën 30 mijë civilë dhe prej atëherë mbeti i panjohur fati i të paktën 17 mijë civilëve të ndaluar nga regjimi. Në masakër u shkatërruan 88 xhami, 3 kisha dhe shumë monumente historike.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj; kryeministri Kurti, është ligavec, mashtrues, argat i Rusisë dhe i Serbisë, mercenar, i pafytyrë dhe shef i hajnave
Në hapjen zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, i cili është mbajtur në …