leoni

Këshilli i Sigurimit të UN

Shtetet anëtare të KS të OKB-së duket se do t’ i dhurojnë Serbisë postin e kryetarit të kësaj organizate

Shtetet anëtare të KS të OKB-së duket se do t’ i lejojnë Serbisë postin  e kryetarit të kësaj organizate ndërkombëtare. Kandidati serb Vuk Jeremiq thuhet se ka kaluar fazën finale për këtë post.  Kundër këtij emërimi të mundshëm kanë reaguar Nënat e Srebrenicës e të Zhepës si dhe një grup i grave të Kosovës, por jo politikanët në Prishtinë apo në Tiranë. Një grup nga Rrjeti i Grave  të Kosovës ka bërë thirrje që të shtunën, më 3 shtator nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të protestohet kundër kandidaturës së Vuk Jeremiqit për Sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu edhe “Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës’ Në Bosnje e Hercegovinë i kanë dërguar letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar për ta zëvendësuar Ban Ki-Munin në krye të OKB-së, me mandat 10-vjeçar. Nëse ky person do të marrë votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e protestës së grave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …