Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marr vendim ta dërgojnë në Mesdheun lindor edhe një aeroplanmbajtëse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marr vendim ta dërgojnë në Mesdheun lindor edhe një aeroplan mbajtëse tjetër. Duke folur për këtë vendim, Sekretari i Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin, njoftoi se grupi sulmues i avionëve USS Eisenhower do të urdhërohet të operojë në Mesdheun lindor, për t’iu bashkuar grupit sulmues të avionëve që mbërritën në fillim të kësaj jave në ujërat ndërkombëtare jashtë Izraelit. “Ky veprim vjen si pasojë e përpjekjeve tona për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje drejt zgjerimit të kësaj lufte pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit”, ka deklaruar mes tjerash, Sekretari i Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …