Nesër në Tiranë mbahet Samiti i Procesit të Berlinit

Nesër në Tiranë mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, në të cilin do të marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Në këtë takim, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron. Pjesëmarrjen në këtë takim të nivelit më të lartë shtetëror e ka konfirmuar edhe Zyra e Kryeministrisë së Kosovës. Procesi i Berlinit është një nismë që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e shteteve të kësaj pjesë të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se janë ndërmarr të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij samiti.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …