Shtetet e Bashkura të Amerikës paralajmëron rezistencë më të fuqishme ndaj sulmeve kibernetike

Shtetet e Bashkura të Amerikës paralajmëron rezistencë më të fuqishme ndaj sulmeve kibernetike

Zyrtarët e administratës amerikane kanë njoftuar se do të forcojnë rezistencën dhe do të rrisin presionin ndaj sulmuesve kibernetikë, qoftë nëse bëhet fjalë për kompani apo armiq nga jashtë. Ata gjithashtu paralajmëruan se presidenti Joe Biden po shqyrton të gjitha opsionet, përfshirë një përgjigje ushtarake. Administrata e Biden po shqyrton “të gjitha opsionet” në mbrojtjen e vendit nga shantazhi i kriminelëve, konfirmoi sot sekretarja e Tregtisë amerikane, Gina Raimondo e pyetur nëse veprimet ushtarake kundër sulmuesve po merren parasysh, raporton Reuters. Ajo njoftoi se kjo temë do të diskutohet gjatë samitit të ardhshëm të presidentëve amerikanë dhe rusë më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. “Ne nuk hedhim poshtë asnjë mundësi në rast hakmarrjeje dhe ndëshkimi të sulmuesve”, tha Raimondo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …