Shtyhet për shkak të pandemisë Samiti i BE-së Ballkanit Perëndimor që ka qenë i planifikuar të mbahet më 7 maj në Zagreb

Shtyhet për shkak të pandemisë Samiti i BE-së Ballkanit Perëndimor që ka qenë i planifikuar të mbahet më 7 maj

Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që është dashur të mbahet më 7 maj në Zagreb, është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Presidenca e BE-së, që aktualisht udhëhiqet nga Kroacia, tha të mërkurën se data e re dhe mënyra e mbajtjes së samitit do të dakordohen më vonë, varësisht situatës. “Në marrëveshje me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, do të bëhen përpjekje për të gjetur një termin të ri në qershor, nëse këtë e lejon situata me COVID-19”, thuhet në njoftim.Shumë vende të Evropës, tash e sa javë, janë izoluar, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Italia dhe Spanja kanë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë: 17,127, përkatësisht 14,045.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …