Brickos

Veriu i Mitrovicës

Më shumë se 17 vjet pas çlirimit dhe 8 vjet pas pavarësisë, nuk po shtrihet autoriteti i Kosovës në Veri

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 8 vjet qyshkur  kur u shpall pavarësia e Kosovës, dhe 17 vjet nga çlirimi prej Serbisë, Prishtina zyrtare ende nuk ka arritur ta shtrijë autoritetin shtetëror në veri. Funksionimi i strukturave paralele të themeluara nga Beogradi zyrtar që nga paslufta, si dhe tendenca e kundërshtimit nga ana e banorëve serbë të asaj pjese ndaj këtij autoriteti shtetëror, është pengesë e madhe që po i bëhet shtetit të Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, pas interpelancës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se njëra nga sfidat më të madha mbetet vendosja e normalitetit në veri. Ai duke folur para deputetëve për gjendjen në veri, tha se ndërhyrja e Serbisë nga strukturat paralele është akoma evidente, por që qeveria po punon në këtë drejtim. Ne po punojmë në bashkëpunim me përfaqësuesit serbë në Kuvend dhe Qeveri, si dhe me kryetarët e komunave të komunitetit serb, për të zgjidhur problemet e mbetura atje, përfshirë këtu edhe shuarjen e strukturave paralele të cilat në rend të parë po i pengojnë këto komuna në funksionimin e tyre”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …