Arrestimi

Më shumë se 380 aktivistë të Vetëvendosjes të arrestuar nga Policia e Kosovës

Vetëvendosja bën të ditur se mbrëmë në kufirin me Republikën e Shqipërisë është arrestuar aktivisti, Lulzim Gjaka. Atij i janë caktuar 30 ditë paraburgim. Tashmë janë mbi 380 arrestime që prej nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme në Bruksel dhe Vjenë, thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje. Sipas saj, këto konfirmojnë se ekzistenca e aktivizmit konsiderohet rrezik për ekzistencën e pushtetit. Përndjekja e aktivistëve, e cila po bëhet me urdhra politikë, është e papranueshme për secilën shoqëri demokratike. Për një shtet të drejtë, ndalimi i arrestimit të aktivistëve është hap urgjent të cilin duhet ta bëjë ky pushtet, që po rrëshqet kah autoritarizmi. Nuk është normale që një qeveri e cila gjunjëzohet para Serbisë të vazhdojë përndjekjen e subjektit më të madh opozitar. Nuk i përket normales që lideri i opozitës, Visar Ymeri arrestohet dje, për herë të tretë, dhe në pikë të natës arrestohet një qytetar, aktivist, vetëm për shkak të bindjeve të tij politike. Ne nuk mund t’i pranojmë këto taktika policore në angazhimin tonë politik, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes,  përmes të cilës kërkon ndalimin e arrestimeve të padrejta të aktivistëve. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Lulzim Gjakës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …