Haki Leci

Haki Leci: Në shenjë respekti dhe përkujtimi të intelektualit dhe dëshmorit të UÇK-së, Isa Kastrati, i cili ra më 21 prill 1999

Buricë , 16 shkurt 1999 – Ditë jo e rëndomtë. I premtova Redaksisë së do ta vizitoj Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Llapit. Nëpërmjet një telefonate nga Shtabi, më preferuan që të jem i kujdesshëm dhe të nisem rreth orës 18. Dhe ashtu veprova. Miku im i cili drejtonte veturën, që kishte ardhur vetëm për mua, më thoshte se mund të kemi ndo një kontroll rrugës , por kujdes fotoaparatin dhe diktafonin. Vazhduam rrugën. Rruga pothuajse ishte e zbrazët. Lëvizje të veturave ishin shumë të rralla dhe kalonin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Porsa arritëm tek Ura e Vranidollit, na pushtoi aroma e luftës. Vetëm sa dukeshin fshatrat. Pa drita. Pa tym oxhaku. Një qetësi trishtuese. Në një bregore të fshatit, vëreheshin tri tanksa serbe të maskuara. Sa vazhdonte rruga, po aq shtohej frika nga ndonjë sulmi nga pozicionet e fshehura të policisë dhe të ushtrisë serbe. Megjithatë, motivi i nisjes ishte më i fort se frika. Miku, i cili ngiste makinën, fliste shumë rrallë. Nuk e di pse, ndoshta ai dinte më shumë se unë për rreziqe të mundshme. Pa pritur, porsa dolëm nga rruga kryesore, në të majtë e cila çonte në Podujevë, miku më tha: Gazetar, vetëm edhe 100 metra na ndajnë nga territori i trimave tanë. Makinës ia fiku dritat. Me kujdes, kaloi disa pengesa të UÇK-së. Me ngadalë, vetura ndalet. Në të dy anët e rrugës, nga dy ushtarë të UÇK-së, vështrojnë me kujdes. Njëri nga ata m’u afrua dhe më përshëndeti. Edhe pse vetura e mikut kalonte atypari çdo ditë, ata e pyetën për mua. Ju tha se ky është ai gazetari që po shkruan për luftën tonë. Është gazetar e gazetës “Flaka”,e cila botohet në Shkup, dëshiron të shkoj në Shtab. Po mirë, tha ushtari, flaka ka ardhur në flakë, shprehet si me buzëqeshje, dhe shtoi duke m’u drejtuar mua: “Vërtet keni ardhur në flakë. Vazhdoni rrugën. Roje të tjera do t’ ju orientojnë deri në Shtab. Frymarrja ishte ndryshe, më e lehtë. Rruga ishte rrafshuar nga UÇK-ja. Kishte zig-zage të shumta. Nga roje tët tjera gjatë rrugës, vetëm dëgjohej refreni “ mirë se keni ardhur”. Minutat më dukeshin ditë. Porsa u afruam rrëzë një bregu, para një shtëpie trikatëshe, miku ndali veturën dhe më thotë: “Këtu kemi Shtabin.” Afrohemi me ngadalë. Para nesh, tek dera e hyrjes, qëndrojnë dy ushtarë shtatgjatë. Në uniformë shkruante “ policia ushtarake”.Përshëndetje vërtet të ngrohtë vëllazërore. Prezantohem me buzëqeshje , ushtari ndërhyri, urdhëroni brenda, jemi informuar për ardhjen tuaj, qysh kur keni hyrë në territorin tonë. Posa hymë në korridor, njëri nga eprorët më orientoi tek dhoma e pritjes. Ishte duke u mbajtur një mbledhje e Shtabit. Dhoma ishte përplot ushtar. Dëgjonin lajmet televizive. Më sollën një pije freskuese. Sytë shkonin nga një ushtar tek tjetri. Uniformë të pastër. Armët afër vetes. Ua kisha zili. Nuk vonoi shumë, njëri nga ushtarët më informoi se komandant me nofkën “ Luta” ( Idriz Shabani), ishte duke na pritur. Dera ishte e hapur. Brenda ishin disa eprorë. Përballë kishin fotografinë e Zahir Pjazitit dhe të Adem Jasharit. Në mes, flamuri kombëtar. Nga të gjithë morëm përshëndetje ushtarake. Ulemi. Për një moment heshtje. Ndërhyri njëri nga ata. I nderuari gazetar, komandanti është ky, tregon me sy dhe me gisht. Ktheva shikimin nga komandanti. Kisha përshtypjen se ishte i shumë i lodhur. Ai, duke porositur një kafe për mua, me një shikim të mprehtë më drejtohet: Ç ‘kemi të re nga qendra, mendonte për qytetin. A po ju pihen kafet? Buzëqesh me ironi dhe shton: ” Edhe për gazetarët kemi nevojë po aq sa për ushtarë. Ju sonte do të jeni me ne, sepse edhe kështu është vonë për kthim. Do t’i përjetoni më mirë aksionet dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë “, thotë komandanti. Sot, kemi pasur në vizitë shefin e misionit verifikues W.Woker ( portokallat). Dyshoj se edhe kësaj radhe do të na mashtrojnë.” Është i çmendur ai i cili i beson shkaut. Shkaun vetëm gjaku e skuq”, thotë Eprori dhe intelektuali Isa Kastrati.

Ne, thotë Isa, nga marrëveshjet e armëpushimit, kemi humbur gra, pleq, fëmijë dhe ushtar, por le ta dijë shkau se luftën mund ta vazhdojmë, dhe se Kosova ishte dhe do të mbetet e jona. Prapë heshtje.

Komandant“ Luta”, më thotë se, sipas informatave që kemi, për nesër pritet të kemi sulme nga ora katër (4) e mëngjesit. Ju mund të rrini me eprorin kujdestar, më drejtohet mua. Ishte ora dy e mëngjesit. Me një zë të ngrohtë, eprori Isa Kastrati, më thotë se mund të pushojë në krevatin e tij. Nuk ishte gjumë i zakonshëm. Në orën 4.30 minuta u ndezën makinat e ushtarëve. Dëgjova raportin e ndërrimit të njësive të cilat kishin bërë roje gjatë natës. Nga ora gjashtë e mëngjesit, filluan granatimet, nga shumë drejtime. Komanda jepej “, veproni sipas komandës, i sulmoni vetëm nëse rrezikoheni “. Kjo komanda jepej sepse atë ditë kishte disa vetura ( portokallat ) të njësisë vëzhguese. Filluan të digjen shumë shtëpi të cilat ishin të braktisura. E gjithë kjo zgjati deri në ora 14.

Granatimet vazhduan prapë, pas orës 20 deri në orën 23. Për asnjë pëllëmbë ushtarët pëllëmbë ushtarët e UÇK-së, nuk ishin tërhequr. Ishte bindja se granatimet janë ndalur. Komandant “ Luta”, me një dorë kishte radiolidhjen, i cili kishte kontakt pandërprerë me njësit vëzhguese, më shpërngoi dorën dhe më tha: “E pat dhe ju se si po qëndrojmë. Besoj se keni çka të shkruani dhe t’u tregoni kolegëve tuaj për rezistencën tonë. Do të dërgojmë në një fshat tjetër, nga ku nesër herët do të nisesh për në Prishtinë”.

E kisha vështirë të përshëndetem me intelektualin dhe patriotin e madh Isa Kastrati. Sikur më pushtoi një parandjenjë e keqe se më nuk do të shihemi prapë. Nuk më la të mendoj gjatë.

Duke më shtrënguar duart, më falënderoi shumë për këtë vizitë, dhe më tha se gjithmonë “jeni të mirëseardhur. Përmes tekstit tuaj, shton Isa, uroj dhe i përshëndes të gjithë ushtarët e UÇK-së, kudo që ndodhen. Përshëndes edhe ata që po merren me politikë, duke iu thënë që t’i varrosin ideologjizmat, sepse është koha që të bëhemi gjithë së bashku. T’i bashkojmë lapsin dhe pushkën. Fitorja është e jona. Mirupafshim në Prishtinë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …