Në ditën e sotme filloi punën legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën e përçarë dhe të ndarë

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka rrëzuar tetë projektligje të kryetarit Ilir Meta

Pavarësisht paralajmërimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve: Milot Balldre dhe Orikum-Dukat, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë  i votuan këto dy projekte si dhe projektligjet e tjera të kthyera nga kryetari, Ilir Meta, i cili përfaqëson opozitën në Presidencë dhe jo Shtetin. Dekretet e rrëzuara të kryetarit Metajanë: Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit, për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore, pastaj për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.  Në seancën e sotme plenare, ministrja, Elisa Spiropali,  foli rreth domosdoshmërisë për të vënë dorë në disa akse specifike të vendit, dhe ceku temën e presidentit, mosmiratimin e tij për ndërhyrjet në fjalë, duke e lidhur situatën me  mos dekretime të tjera të kësaj natyre, përfshirë atë të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …