SHVL-UÇK ka kërkuar përgjegjësi për rastin e pjesëtarit të UÇK-së, tashmë i ndjerë, Rexhail Qerimi

Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë kërkuar përgjegjësi rastin e pjesëtarit të UÇK-së, tashmë i ndjerë, Rexhail Qerimit, për të cilin u raportuar se u gjetë i vdekur në burgun e Shkupit. Në reagim thuhet se “fatkeqësisht, Rexhaili iku para kohe pa e pritur për balljen e re me drejtësinë për ta dëshmuar pafajësinë. Para kuj duhej që Rexhaili të dëshmonte pafajësinë dhe kush e ngarkoi me faj? (Pa) Drejtësia e tij duke e shpallur fajtor dhe duke e dënuar me burg të përjetshëm u vendos dhe u shqiptua nga Prokurorët dhe gjykatësit e zgjedhur dhe të emërtuar nga partia e juaj që quhet BDI”. SHVL UÇK, fton të gjitha institucionet relevante që njëherë në jetën dhe karrierën e tyre, të marrin guximin dhe masat e duhura për të zbardhur rastet e montuara, për të liruar të pafajshmit dhe të mos presin të na ndodhin raste të tjera si me Rexhailin dhe shumë Rexhaila të tjerë. SHVL UÇK jemi tepër të irrituar dhe të zhgënjyer nga mosfunkcionimi i duhur i partive politike shqiptare si dhe skajshmërishtë të dëshpruar nga politika shterpë e cila ditë e më tepër detyron të bijtë e dëshmorëve të marrin rrugën e arratisjes dhe largimit nga ky vend i gjyqësisë selektive, ku nuk funksionon drejtësia, ku nuk sundon ligji, ku çdo ditë thellohet kriza ekonomike dhe shtohet varfëria. Urdhëroni, e keni rastin të përballeni me drejtësinë dhe pas 14 viteve ta kuptoni pa fajsinë e Rexhail Qerimit” thuhet në mes tjerash në reagimin e Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …