Çeku: Mund të ketë rritje të çmimit të rrymës për biznese por jo edhe për ekonomitë familjare

Ish ministri i Energjisë dhe Minierave nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Et’hem Çeku, ka deklaruar se mund të ketë rritje të çmimit të rrymës për biznese por jo edhe për ekonomitë familjare. Gjatë intervistës të dhënë për “Kosovapress” ai ka deklaruar se ka fajësuar të gjitha partitë politike për dështimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë, në këtë rast realizimin e projektit “Kosova e re”. “Politika bëri shumë gabime, në sektorin e energjisë janë bërë gabime të jashtëzakonshme. Është dizajnuar projekti ‘Kosova C’, që kishte dy faza të ndërtimit , faza e parë ishte 1 mijë megavat, dhe pastaj faza tjetër ishte plus 1 mijë MwH. Kështu mbylleshin blloqet e ‘Kosovës A’, dhe kishim blloqet e ‘Kosovës C’ të cilit projekt iu ndërrua më vonë emri ‘Kosova e re’. Patëm katër konsorciume më të mëdha botërore, të cilët ishin në garë për ta ndërtuar projektin e “Kosovës C’. Fatkeqësisht ndërhyrjet e shpeshta dhe politika e ka lënë Kosovën pa energji elektrike”, ka deklaruar mes tjerash ish ministri, Et’hem Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Dastid Koreshi: Plan i Jashtëzakonshëm i Kosovës për Anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, Dastid Koreshi, ka vlerësuar përpjekjet e …