Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim: ZRRE dhe Qeveria ende kanë kohë për përmirësimin e gabimeve të tyre ndaj qytetarëve

Lëvizja për Bashkim ka shprehur qëndrimin e saj për situatën energjetike të krijuar në vendin tonë, pas paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë dhe ka konstatuar se ZRRE dhe Qeveria ende kanë kohë për përmirësimin e gabimeve të tyre ndaj qytetarëve. “Kosova po përballet me një krizë energjetike si pasojë e krizës në nivel global. Përkundër krizës globale energjetike, gabimet e qeverive të kaluara (mosndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese) si dhe indolenca dhe sjellja e papërgjegjshme e qeverisë aktuale përballë situatës, përkundër paralajmërimeve për krizën energjetike, e bëjnë këtë krizë edhe më të rëndë. Si zgjidhje të krizës energjetike, ZRRE-ja ka propozuar rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike. Kjo rritje e përnjëhershme e çmimeve të energjisë elektrike rrezikon që ta shndërrojë krizën energjetike edhe në një krizë socio-ekonomike” ka paralajmëruar Lëvizja për Bashkim. “Qeveria duhet ta marrë guximshëm përgjegjësinë që ta zgjidhë edhe problemin me konsumatorët në veri, të cilët nuk e paguajnë energjinë elektrike, megjithëse furnizohen pandërprerë me energji të prodhuar apo të importuar nga operatorët e Kosovës. Jo pak probleme po i shkaktohen sistemit elektroenergjetik nga dërgimi i energjisë në veri në një regjion të tërë, ku nga shpenzimi i rrymës nuk paguhet asnjë cent”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …