Si ndihen Albin Kurti e Albulena Haxhiu me gjykimin kundër: Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit e Adea Batushës?

Si ndihen Albin Kurti e Albulena Haxhiu me gjykimin kundër: Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit e Adea Batushës?

“Betimi për Drejtësi” ka bërë të ditur se i ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,  Frashër Krasniqi dhe aktivistët: Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi përsëri janë deklaruar të pafajshëm për sulmin në Kuvend, por kësaj here para një trupi tjetër gjykues. Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, katër të akuzuarit dyshohen nga Prokuroria Speciale si përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste. Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores speciale Fikrije Fejzullahu, katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.  Më 27 nëntor të vitit 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë katër të akuzuarit, duke i dënuar me 21 vjet e gjashtë muaj burg.  Frashër Krasniqi ishte dënuar me 8 vjet, Atdhe Arifi,  6 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë si dhe Adea Batusha me 2 vjet heqje lirie. Pas ankesave në Gjykatën e Apelit, kolegji i instancës së dytë gjyqësore, kishte vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë është bërë me shkelje ligjore dhe e kishte anuluar të njëjtin dhe në këtë mënyrë, lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Si ndihen sot  Albin Kurti e Albulena Haxhiu me gjykimin  kundër ish bashkëpunëtorëve të tyre: Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës,  në kohën kur Albin Kurti është kryeministër i Kosovës  e Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë. Dikur të gjithë ishin bashkë në protestat e dhunshme e të përgjakshme. Asokohe shin në të njëjtën parti dhe i mbronin qëndrimet dhe urdhrat e Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …