Si u prit në opinion Kalendari i Vitit 2022, ME ÇLIRIMTARËT i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit

Si u prit në opinion Kalendari i Vitit 2022, ME ÇLIRIMTARËT i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit

Kalendari për vitin 2022 i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit, ME ÇLIRIMTARËT, ashtu si çdoherë deri tani, (edhe të gjithë kalendarët paraprakë prej vitit 2000),  është shpërndarë falas.  Drejtoria e ka praktikuar që me rastin e përvjetorit të Radios, më 4 janar të çdo viti, në pritjen tradicionale për vizitorët e shumtë, t’ iu shpërndajë atyre nga një kalendar dhe një libër falas  nga botimet e Radios.

Ky kalendar me fotot e TETË ÇLIRIMTARËVE  që po mbahen të pranguar në Hagë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala, është mirëpritur përzemërsisht nga invalidët e veteranët e luftës së UÇK-së dhe nga qytetarët liridashës të vendit e më gjerë. Dezinformimet se  Kalendari i viti 2022 po shitet, përhapen  nga ata që i gëzohen gjykimit të krerëve të UÇK-së, në Hagë, nga dëshmitarët e mbrojtur të Prokurorisë dhe nga kundërshtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Radio-Kosova e Lirë ka qenë dhe  do të mbetet përgjithmonë, zëri i luftës dhe i paqes në vend, zëri i çlirimtarëve dhe i të gjithë liridashësve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …