leoni

Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar pagesën e 20-përqindëshit nga Qeveria e Kosovës. Ata kanë kërkuar edhe njohjen e stazhit për punën

Sindikata e gazetës “Rilindja” më vonë “Bujku” ka kërkuar pagesën e 20-përqindëshit nga Qeveria e Kosovës

Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar pagesën e 20-përqindëshit nga Qeveria e Kosovës. Ata kanë kërkuar edhe njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetat “Rilindja” dhe “Bujku”.

Zeqir Bekolli nga kjo sindikatë, ka thënë se ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, madje edhe mund të ushtrojnë padi ndaj ëeverisë, raporton “EO”.

Sipas tij, brenda “Rilindjes” kishte shtatë ndërmarrje, ku gjithsej rreth 218 punëtorë nuk janë duke e gazuar kontributin dhe pagesën prej 20 për qind.

Bekolli ka paralajmëruar se në rast të uljes së rasteve me Covid-19, ata do të dalin më protesta apo edhe do të mbajnë grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kurse Besim Kajtazi ish-punëtorë ka thënë se atyre është duke iu bërë padrejtësi e madhe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Kurti po jeton në realitet alternativ, bllokada politike është përgjegjësi e tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, …