RTK-ja

Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër gjuhën fyese te drejtorit, Mentor Shala

Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër gjuhën fyese të drejtorit, Mentor Shala, i cili pjesën më të madhe të votuesve të vendit tonë i quan prorus dhe antiperëndimorë. Përmes këtij shkrimi që nxiti reagimin e mijëra qytetarëve, ai eskalon më tutje duke deklaruar se me këtë votim, “prej sot më larg e kemi shtetin e Kosovës.”  SPRTK kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, që të distancohen nga kjo gjuhë denigruese e drejtorit të Mediave në RTK, e cila shkelë rëndë kodin etik dhe standardet profesionale të Transmetuesit Publik. Organet drejtuese të RTK-së të mos jenë selektiv por rastin ta trajtojnë konform rregulloreve të RTK-së. Transmetuesi Publik është i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe votuesit pavarësisht bindjeve të tyre politike janë qytetarë të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …