Policët nga Njësitë Speciale të Hetimeve, Rendit Publik dhe departamenteve të tjera, kanë paralajmëruar protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës do t’i bashkohet protestës së sotme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues

Sindikata e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së sotme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues, e cila do të mbahet  në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka konfirmuar për KosovaPress se do të marrin pjesë në protestë së bashku me NJSI-në. Ai  ka thënë se gjatë protestës do të bëhen të ditura edhe kërkesat e tyre. Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë. Përfaqësuesit e NJSI-së ishin takuar me kryeministrin, Albin Kurti në mes të nëntorit, por nuk arritën marrëveshje për shkak se kreu  nuk pranoi të tërhiqet nga pozicioni i tij në raport me kërkesat e policisë. Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …