Kryeministri Kurti

Sipas kryeministrit, Albin Kurti, sindikatat e Kosovës janë të PAN-it

Kryeministri, Albin Kurti ka drejtuar sërish kritika të ashpra ndaj sindikatave të Kosovës në përgjithësi dhe kundër Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në veçanti. Ai ka thënë se këto janë sindikata të PAN-it, akronim i koalicionit qeverisës, PDK-AAK-Nisma, që drejtohej nga Ramush Haradinaj. “Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi. Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, theksoi kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …