Në Itali po mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme

Sot në Itali po mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi. Njohësit e rrethanave politike atje kanë paralajmëruar se ka mundësi që zgjedhjet të fitohen nga koalicioni i djathtë dhe Italia të qeverisej nga një kryeministre grua, liderja e partisë Vëllezërit e Italisë, Gjorgjia Meloni. Vendvotimet janë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 23:00 sipas kohës lokale. Të drejtë vote kanë rreth 50 milion italianë, prej të cilëve, afër  5 milionë jetojnë jashtë vendit. Votuesit do të zgjedhin një Parlament me një numër të reduktuar ulësesh në Dhomën e Ulët (400 nga 630), ndërsa Senati do të ketë 200 vende nga 315 të mëparshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …